75 Mall Live Search
08:39 / E Diele, 06 Prill 2025 / L A

Mamardashvili: Vumë bast me Viniciusin se do t’i prisja penalltinë

Valencia dje shokoi Real Madridin në “Bernabeu”, ku të cilët i mposhtën me rezultat 1-2.

Portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, ishte një nga heronjtë e Valencias në këtë ndeshje ku madje i priti penalltinë edhe Viniciusit.

Mamardashvili, për “El Chiringuito” tha se kishte lidhur edhe bast me brazilianin që do t’i priste penalltinë.

“Vumë bast 50 euro me Viniciusin se do t’i prisja penalltinë, ai ende nuk mi dha” u shpreh Mamardashvili.

Real Madridi me këtë humbje mbet në pozitën e 2-të në La Liga me 63 pikë, ndërsa mbrëmë fati i buzëqeshi “madrilenëve” pas barazimit të Barcelonës 1-1 ndaj Real Betisit, duke mbetur në garë për titull./IndeksOnline/