“Mami, babi, ju duam shumë”, tenistja ukrainase e përlotur lë prindërit dhe shkon refugjate në Rumani

Tenistja ukrainase Diana Jestremska ka ndarë pamjet dhe fotot tronditëse që janë realizuar në momentin kur ajo la prindërit me motrën e saj për të shpëtuar nga Ukraina.
Në të gjithë Ukrainën mbretëron paniku për gjendjen e luftës. Njerëzit po përpiqen të largohen masivisht nga vendi, si shtetas të huaj ashtu edhe ukrainas.
Fatkeqësisht, nuk kanë mbetur shumë mënyra për t’i shpëtuar luftës. Diana dhe motra e saj arritën të gjenden në një traget mallrash që supozohej të largohej nga Ukraina.
“Pas dy netëve të kaluara në parkingun e nëndheshëm, prindërit e mi morën vendimin që me çdo kusht të më dërgonin mua dhe motrën time të vogël nga Ukraina! Mami, babi, ne të duam më shumë, kujdes! Unë e dua vendin tim! Ukrainas, shpëtoni jetën tuaj”, tha Diana Jastremska në Instagram me foto dhe video të lamtumirës prindërve të saj.
VIDEO