75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Mamia që punon qe 17 vite në Gjinekologji, ndihmoi shumë nëna në momentet më të vështira!

Vlora Berisha- Gashi tash e 17 vite ushtron profesionin e mamisë në Kliniken Obstetrike- Gjinkekologjike në Prishtinë.

Mamia Vlora, për kaq shumë vite ka ndihmuar dhe kryer shumë lindje duke u nisur nga ato që kanë pasur lindjet e para e kështu me radhë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ushtrimin e profesionit.

Duke u konsideruara që viti 2020 u shpall viti për Infermieri dhe Mami atëhere kjo qartazi e dëshmon që Mamitë përkrahin nënat, përjetojnë gëzime të përbashkëta me nëna dhe kryejnë lindjen kur është normale pa asnjë komplikacion. Vlenë të cekët që znj. Donjeta Berisha e cila ishte nëna e parë që lindi pas orës 00:00 e po ashtu kishte një lindje me prerje cezariane, këtë lindje e ka kryer normal pa asnjë komplikim të mundshëm nën udhëheqjen e Mamisë Vlora.

“Dhuro dashuri kudo ku je. Mos lejo askënd të vijë tek ty pa u larguar i lumtur prej teje” /Indeksonline/