Man. City do që ta largojë Cancelonin, Interi shpreson ta rikthejë në skuadër

Manchester City thuhet se është gati t’i ndërpresë lidhjet me mbrojtësin portugez, Joao Cancelo gjatë verës.
Reprezentuesi portugez mbërriti në verë në Etihad nga Juventusi, me shpresën që të garojë me Kyle Walkerin për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Por, ai ka luajtur vazhdimisht zëvendësuesin apo zgjedhjen e dytë në ekip, pas reprezentuesit të Anglisë.
Sipas mediumit britanik “The Sun”, Cancelo është i etur për t’u larguar nga Etihadi, ndësa City është i gatshëm të fitojë para nga largimi i tij.
Ai ka luajtur vetëm 600 minuta në Ligën Premier këtë sezon dhe një largim është i pashmangshëm.
Ish-skuadra e tij, Interi është ndët klubet që dëshiron t’i ketë shërbimet e tij përsëri në pronësi.
Një rikthim në Itali duket një mundësi e dukshme, ndërsa edhe Bayern Munichu po vlerëson një transferim të lojtarit.