Man City e Chelsea me epërsi të dyfishtë përfundojnë pjesët e para
Nuk ka befasi në ndeshjet Chelsea – Sheffield Utd dhe Man City – Brighton.
Ashtu siç pritej City e Chelsea po dominojnë ndaj kundërshtarëve të tyre.
Chelsea shkon në pushim fal dy golave të të riut Tammy Abraham, i cili po shkëlqen me Blutë këtë sezon, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, kampioni në fuqi shkon në pauzë mes pjesëve falë golit të De Bruyne i cili u asistua nga David Silva, ndërsa belgu ishte i përfshirë edhe në golin e dytë ku asistoi për Agueron i cili ishte i saktë për t’i dhënë ekipit të tij golin e qetësisë./Indeksonline/