75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 02 Shtator 2023 / C E

Man City fiton lehtësisht ndaj Fulhamit, shkëlqen Haaland

Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:1 ndaj Fulhamit.

“Citizens” arritën fitoren e katërt në po aq ndeshje në Premierligë, teksa Erling Haaland e kompletoi hat-trikun.

Julian Alvarez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31-të, kurse vetëm dy minuta më vonë Ream barazoi shifrat.

Nathan Ake riktheu epërsinë e vendasve në fund të pjesës së parë.

Erling Haaland realizoi edhe tre gola në pjesën e dytë për rezultatin 5:1.

Me këtë fitore, Manchester City prin i vetëm në tabelë me 12 pikë, dy më shumë se Tottenham dhe West Ham.

Standings provided by Sofascore