19:03 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / C E

Man City-Inter, kjo është vlera e dy ekipeve në treg

Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe. Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit. Man City synon të shkruajë historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Me një triumf eventual sonte, “Qytetarët” do të kompletonin edhe tripletën për këtë sezon, pasi janë shpallur kampionë në Premierligë dhe Kupën FA.

Në anën tjetër, Interi e ka fituar tre herë në historin trofeun e kësaj gare. Për herë të fundit në vitin 2010.

Sipas Transfermarkt, Manchester City vlerësohet me 1.05 miliard euro.

Në anën tjetër, Interi ka vlerë 534 milionë euro.