75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Man. City përgatit ofertë të lartë për yllin e Interit

Klubi anglez, Manchester City planifikon një veprim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas mediumit të afërt me Nerazzurrët, FCInterNews, reprezentuesi argjentinas është parë nga City si një zëvendësim i mundshëm afatgjatë për Sergio Agueron.

Sidoqoftë, Barcelona mbetet favorit për të nënshkruar me Martinezin, nëse ai vihet në dispozicion për shitje nga Interi.

Ylli argjentinas i është rekomanduar bordit të Barçës nga kapiteni i klubit Lionel Messi, me kontratën e tij që mban një klauzolë të blerjes prej 111 milionë eurosh.

Është sugjeruar që Blaugranët mund të lëvizin për blerjen e Martinezit si një pasues eventual për Luis Suarezin.

Për Cityn, është sugjeruar që ata po i ofrojnë 22- vjeçarit një kontratë dyfish më të lartë seç merr te Interi, për të lënë klubin italian.