75 Mall Live Search
18:19 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Man City ruan kreun, fiton pastër në udhëtim te Burnley

Pas barazimit me Crystal Palace në ndeshjen e kaluar, skuadra e Manchester Cityt është rikthyer te fitorja në Premier Ligë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor” ka përfunduar me rezultatin 0:2.

Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan shënuan golat e fitores për “Qytetarët”, në minutat 5 dhe 25.

Manchester City pas kësaj fitore ka 73 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me një pikë më shumë se Liverpooli.

Kurse, Burnley mbetet me 21 pikë në pozitën e parafundit (19).