Man City zgjedh David Silvan kapiten të ekipit
Largimi i Vincent Kompany e la shiritin e kapitenit të kampionit të Anglisë bosh.
Deri tani nuk dihej se kush do ta pasonte qendërmbrojtësin belg në këtë rol edhe pse emra të ndryshëm silleshin rreth këtij muhabeti, shkruan Indeksonline.
Sot, faqja zyrtare e Manchester Cityt në Twitter ka konfirmuar se David Silva do të jetë kapiteni i Citizens për sezonin e ardhshëm./Indeksonline/
