09:02 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Man Und tenton ta bind Pogban për qëndrim duke i ofruar pagë 558 mijë euro në javë

Mesfushori francez Paul Pogba duket se nuk ka të ardhme të gjatë në Old Trafford.

Në një intervistë për Reuters, ylli i Manchester United ka thënë se është gati për një sprovë të re duke lënë të kuptohet se dëshiron të largohet.

Megjithatë skuadra e tij që kishte paguar 100 milionë euro për ta transferuar nga Juventusi, nuk do të dorëzohet lehtë.

Daily Mail shkruan se ‘djajtë e kuq’ do ti ofrojnë Pogbas kontratë të re në bazë të së cilës ai do të paguhet 558 mijë euro në javë.

Nëse franceze këmbëngul në largim, Manchester United do ta shesë vetëm nëse arrinë ofertë me e lartë se 100 milionë euro.

Interesim për shërbimet e 26 vjeçarit kanë shprehur Real Madridi dhe Juventusi. /Indeksonline/