18:58 / E Diele, 15 Maj 2022 / C E

Man United e humb garën, De Jong e dëshiron transferimin te klubi tjetër anglez

Frenkie De Jong raportohet se e dëshiron transferimin te Manchester City.

E ardhmja e holandezit është ende e paqartë, teksa thuhet se edhe Manchester United ka shprehur interesim për të.

Trajneri i ri i “Djajëve të Kuq”, Erik ten Hag, e dëshiron ribashkimin me De Jongun tani në “Old Trafford”.

Por, sipas “The Sun”, mesfushori i Barcelonës e dëshiron kalimin te “Qytetarët” dhe jo te Man Unitedi.

Në raportin e mediumit anglez thuhet se 25-vjeçari dëshiron të luajë nën urdhërat e Pep Guardiolas.

Në anën tjetër, edhe Manchester City është duke planifikuar transferimin e një mesfushori.

Frenkie De Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. Sipas “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro.