Man.United fiton me përmbysje, blindon vendin e 2-të

Manchester United blindon vendin e 2-të në Premier League.
Në Old Trafford, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer regjistroi fitoren e 3-të rresht në kampionat, pasi mposhti 2-1 me përmbysje Brighton, në një sfidë të cilën United e luajti më mirë.
Djajtë e Kuq, goditën shtyllën që në minutat e para të sfidës me Greenwood, por ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh pa u mbushur ende çerek-ore lojë me një ish si Danny Welbeck.
Gjithsesi reagimi i United erdhi në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Marcus Rashford që në minutën e 62-të i shërbyer nga portugezi Bruno Fernandes barazoi rezultatin.
Golin e fitores për skuadrën e Solskjaer e realizoi talenti Greenwood 7 minuta para fundit duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së Solskajer që e ngjitën në kuotën e 60 të tillave.