75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 07 Prill 2024 / Gj. Sh

Man United – Liverpool, formacionet e mundshme

Ndeshja kryesore e xhiros së 32-të të Premierligës angleze, në të cilën Manchester United do të presë Liverpoolin zhvillohet sot.

Manchester United vazhdon të konkurrojë për mundësinë për të marrë pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” ndjekin Tottenhamin me nëntë pikë, kështu që çdo ndeshje ka një rëndësi të madhe për ta.

Liverpool rimori vendin e parë në ligën angleze pas xhiros të kaluar dhe do të përpiqet ta ruajë atë pas kësaj ndeshjeje. Nën drejtimin e Jürgen Klopp, të mbrojturit do të bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar një tjetër trofe në sezonin e fundit të gjermanit me ekipin.

Mediat angleze kanë publikuar formacionet e mundshme të ekipeve:

United: Onana; Wan-Bissaka, Maguire, Kambwala, Dalot; McTominay, Mainoo; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund.

Liverpool: Kelleher; Bradley, Konate, Van Djk, Robertson; Szoboszlai, Endo, Mac Allister; Salah, Nunez, Diaz.