75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Burim

Man United nuk dorëzohet, po insiston në transferimin e ‘bishës’ së mesfushës

Manchester United nuk e ka ndërmend të ndaljet në merkaton e verës.

Pas zyrtarizimit të sulmuesit slloven Benjamin Šeško, ‘Djajt e Kuq’ janë duke punuar shumë në transferimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Man United janë duke planifikuar bisedime të reja për Carlos Baleba, raporton IndeksOnline.

Man United beson se Baleba është i etur për këtë transferim dhe kushtet personale nuk do të jenë problem.

Kontaktet vijojnë nga ana e Brighton pasi marrëveshja mbetet shumë e vështirë, por United do të përpiqet deri në fund të merkatos. /IndeksOnline/