Man United – Šeško, eksperti i transferimeve zbulon prapaskenat

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi.
Një nga lojtarët që po pëlqehet nga ‘Djajt e Kuq’ është sulmuesi slloven, Benjamin Šeško.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se Manchester United ka informuar RB Leipzig se janë duket përgatitur një ofertë zyrtare për Šeško, raporton IndeksOnline.
Sipas tij, interesim ka edhe Newcastle, e cila gjithashtu po përgatit ofertë për sulmuesin.
Tani vendimi i mbetet Šeškos se cilën fanellë dëshiron ta ‘djersitë’ sezonin e ri. /IndeksOnline/