75 Mall Live Search
13:51 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / B O

Man United sot bën një emërim të rëndësishëm

Manchester United thuhet se do të njoftojë se Richard Arnold, drejtori aktual menaxhues i klubit, do të emërohet si shef i ri ekzekutiv i skuadrës.

Arnold është personi i parë në United që mban atë titull që nga David Gill, i cili la pozitën e tij atje në 2013.

Woodward, i cili ka mbajtur titullin e nënkryetarit ekzekutiv që nga viti 2012, pritet të qëndrojë në Old Trafford si konsulet i skuadrës.

United pritet të kthehet në fushë me datë 27 dhjetor në ndeshjen ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Newcastle United./Indeksonline/