Man Unitedi ”terrorizoi” zyrën e Mourinhos pas shkarkimit
Manchester Unitedi e pastroi zyrën e Jose Mourinhos vetëm pesë minuta pas shkarkimit të tij.
Portugezi ishte shkarkuar befasisht të martën e kaluar, 48 orë pas humbjes nga Liverpooli, 3-1 në ”Anfield”.
Me Man Unitedin 19 pikë larg liderit të tabelës, Ed Woodward u detyrua të merrte masa.
Shefi ekzekutiv i klubit bëri një bisedë 44 minutëshe me trajnerin portugez, që rezultoi me shkarkimin e këtij të fundit, transmeton IndeksOnline.

Është raportuar se stafi i klubit është urdhëruar menjëherë që ta pastrojë zyrën e Mourinhos.
Fotografitë e Mourinhos dhe titujt ishin ndër gjësendet që ishin larguar nga zyrja e tij atë ditë.
Një burim tha për The Sun: ”U deshtën vetëm 15 minuta për ta ‘eliminuar’ historinë e Mourinhos. Ata i gjuajtën menjëherë gjërat e tij”.
Tutje, besohet se gjërat personale të Mourinhos më pas u transportuan drejt hotelit të tij./IndeksOnline/
