75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Man Utd dhe Interi kalojnë në raundin tjetër të Evropa Ligës

Skuadra e Manchester United ka arritur fitore të thellë si vendas kundër Club Brugge KV.

United fitoi me rezultat 5-0 e ku po ashtu që nga minuta e 23’ ndeshja ishte bërë më e lehtë për ta sepse skuadra kundërshtare mbeti me një futbollist më pak për shkak të kartonit të kuq, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa golat për United i shënuan Fernandes, Ighalo, McTominay dhe Fred me dy gola.

Image

Kurse Interi arriti fitore 2-1 kundër Ludogorets, ku arriti të kaloj në epërsi pas disavantazhit në të cilin ishin në fillim të ndeshjes.

Golat për Interin i shënuan Biraghi dhe Lukaku duke i siguruar kështu edhe skuadrës italiane kalimin tutje në këto gara./IndeksOnline/.