75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Man Utd dhe Man City të bashkuar si kurrë më parë, dhurojnë para për grumbullim të ushqimit

Manchester City dhe Manchester United janë bashkuar për të dhuruar më shumë se 100 mijë euro, për të grumbulluar ushqim në Angli, për shkak të situatës me koronavirus.

Secili klub ka dhuruar më shumë se 50 mijë euro, në organizatat të cilat janë duke grumbulluar ushqim.

Po ashtu të dyja klubet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë thënë “Ne jemi krenarë për rolin që kanë mbështetësit tanë në ndihmën për të grumbulluar ushqim”./IndeksOnline/.