75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Man Utd do ta shkarkojë Solskjaerin pas takimit me Evertonin

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk ka të ardhme të gjatë te Manchester United.

Mediumi anglez ‘TalkSport’ ka raportuar se norvegjezi e ka humbur besimin e bordit të drejtorëve.

Sipas raportimeve të fundit, Solskjaer do të shkarkohet pas ndeshjes me Evertonin, pavarësisht rezultatit, shkruan Indeksonline.

Emri më i përfolur për të zënë postin e trajnerit në Old Trafford është Maurizio Pochetino.

Argjentinasi ditë më parë bëri të ditur që së shpejti do të rikthehet me punë në Premier League, por nuk ka zbuluar skuadrën.  

/Indeksonline/