Man Utd e dëshiron shkëmbimin e Pogbas me Toni Kroos
Gjiganti i ligës angleze Manchester United raportohet se po dëshiron transferimin e Toni Kroos në një marrëveshje shkëmbimi në mes tij dhe Paul Pogbas, në afatin kalimtar të janarit.
Pogba ishte shumë i përfolur me një largim nga United këtë verë dhe ai kishte folur publikisht për lëvizjen drejt një sfide të re. Real Madrid dhe Juventus ishin të interesuar por ideja dhe transferimi nuk u realizuan.
Gazetari spanjoll Eduardo Inda pretendon se e di se si mund të ndodhë kjo marrëveshje, transmeton Indeksonline.
Ai beson se United është i interesuar për Toni Kroos dhe ata ishin afër nënshkrimit të tij në verën e vitit 2013 kur David Moyes ishte në krye. Në pranverën e kaluar, United bëri një ofertë prej 75 milionë eurosh për Kroos dhe kjo e detyroi Realin t’i dorëzojë gjermanit një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2023./Indeksonline/.