Man Utd i bën ofertë të parefuzueshme De Ligt-it
Mes dy palëve që konfliktohen përfiton i treti. Kështu mund të përfundojë telenovela e De Ligt me të ardhmen e tij kaq të mediatizuar.
Në të vërtetë siç raportojnë mediat angleze “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë dalë si i treti i paftuar në luftën për të përftuar shërbimet e mbrojtësit holandez me një ofertë konkrete prej 14 milionë eurosh në sezon.
Shifër e frikshme që duket se pezullon të gjitha tratativat e tjera paralele që kanë inicuar për te Barcelona dhe Juventus pozicioni i të cilave tanimë në këtë operacion duket në disfavor.
Kështu Premier League projektohet si destinacioni më i mundhsëem për të ardhmen e 19-vjeçarit De Ligt. I shtyrë nga dyzimi i lojtarit United ka bërë lëvizjen e tij strategjike duke ofruar këtë shifër mikluese.
14 milionë euro në sezon do të bënin cilindo lojtar që të mendonte seriozisht një ofertë të tillë përfshirë De Ligt që tani po mendon seriozisht mbi opsionin e Djajve të Kuq. Një pagë e tillë lë automatikisht jashtë loje Juventusin por edhe Barcelonën që mendohej si destinacioni më i mundshëm për të.