75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

Man Utd me ”fat” ndaj Omanias, fiton në sekondat e fundit

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në shtëpi ndaj Omonias.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur McTominay realizoi në minutën 90+3.

Kjo fitore e dërgon Manchester Unitedin në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Real Sociedad që prin në grupin E.

Me 12 pikë madje Sociedad e ka siguruar kualifikimin tutje.