75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Man Utd me portiera punët si ‘bokseri huntë’

Portieri i Manchester United, Dean Henderson ka bërë një gabim trashanik në ndeshjen kundër ish skuadrës së tij Sheffield United.

Duke tentuar të pasojë topin, ai bëri gabimin fatal që i kushtoi me gol, autor i të cilit ishte David McGoldrick.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e inkuadroi David de Gean, duke i dhënë hapësirë Hendersonit, i cili cilësohet si kandidatë për të marrë pjesë në Evropianin e ardhshëm me Anglinë.

Manchester United barazoi rezultatin pastaj përmes Marcus Rashford në minutën e 26-të.

/Indeksonline/