Man Utd në garë me Milanin për futbollistin e Barcelonës
Manchester United është duke u interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.
19 vjeçari po vlerësohet nga shumë skuadra gjigante dhe po ashtu edhe klubi italian, Milani është duke e dëshiruar transferimin e mbrojtësit.
Po ashtu besohet që futbollisti është i gatshëm të largohet nga Barcelona në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Sipas raportimeve të fundit Manchester United ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle për ta arritur një marrëveshje.
Todibo është transferuar në Barcelonë gjatë vetës nga klubi francez Toulouse për 1 milion euro./Indeksonline/.