08:46 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Man. Utd-ja si Robin Hudi, po u merr pikë ekipeve të mëdha, po ua dhuron ekipeve të vogla

Të mërkurën, Manchester Unitedi fitoi derbin ndaj Tottenhamit me rezultat të ngushtë 2:1.

Ishin pikërisht djemtë e Solskjaerit që e dominuan ndeshjen dhe nuk treguan aspak mëshirë ndaj ish-trajnerit të tyre, Mourinhos, të cilit ia shkaktuan humbjen e parë me “Gjelat”.

Nuk është e vetmja ndeshje derbi që Manchester Unitedi po nxjerr pikë. Faktikisht, në këtë sezon “Djajtë e kuq” nuk kanë humbur asnjë përballje ndaj ekipeve të mëdha, shkruan Indeksonline.

Që në javën e parë “shkelën” Chelsean 4:0, fituan me Leicesterin 1:0, pastaj i nxorën barazim Arsenalit dhe Liverpoolit, duke marrë vazhdimisht pikë nga ta.

Ndërsa është mposhtur nga ekipe si Crystal Palace, Newcastle e Bornemouthi./Indeksonline/