75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Man Utd vendos çmim për shitjen e Ronaldos

Manchester United është pajtuar me faktin se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Ylli portugez nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, i vetëdijshëm se në këtë mënyrë nuk do ta kishte mundësinë të luajë në Champions League.

Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” nuk duan të veprojnë kundër vullnetit të lojtarit, të cilit do t’ia hapin derën e largimit.

Gjiganti britanik e ka vendosur çmimin e kartonit të 37 vjeçarit.

Sipas mediave britanike, United e vlerëson 15 milionë euro pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Interesim për Ronaldon kanë shfaqur klubet e njohura evropiane, përfshirë këtu Barcelona, Atletico Madridi, Bayern Munichu e Chelsea.

Që të gjitha këto do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23 dhe pikërisht kjo është ajo që po e kërkon ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit.