Manaj: I lumtur me debutimin, shpresoj të paraqitem edhe herë tjera

Futbollisti i Trepçës ’89, Arb Manaj u shpreh shumë i lumtur pas debutimit të tij me përfaqësuesen e Kosovës.
Manaj luajti në miqësoren e “Dardanëve” ndaj Suedisë të dielën, që u mbyll me fitoren e suedezëve 1:0.
Ai zëvendësoi Elbasan Rashanin në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht se kishte shumë pak minuta në dispozicion, Manaj bëri mirë duke u angazhuar tejmase, kryesisht në presion të lartë ndaj suedezëve.
“Shumë i lumtur me debutimin për Kombëtaren A. Një ëndërr që nga fëmijëria,shpresoj që të vazhdoj edhe me shumë paraqitje tjera. Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”. /IndeksOnline/