Manaj kujton policin Izet Demaj: Shembull i trimërisë

Shkëmb Manaj ka kujtuar policin Izet Demaj në 6-vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës. Kandidati për deputet i LDK-së e ka quajtur Izet Demës si shembull të trimërisë.
“Si çdo herë, edhe sot, edhe përherë e kujtojmë dhe nderojmë veprën e policit të vrarë në krye të detyrës, heroit të Kosovës, Izet Demaj.
Sot, kolegët e heroit Izet Demaj, vazhdojnë të ndjekin shembullin e tij të trimërisë, duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Nderimi dhe kujtimi për heroin tonë është i përjetshëm! Lavdi jetës dhe veprës së tij”, shkruan Manaj në Facebook.