75 Mall Live Search
17:54 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Manaj merr mbështetje të madhe në Banjë të Istogut: Ju jeni shtyllë e LDK-së

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka marur mbështetje të madhe në Banjë të Istogut.

Manaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se bashkë me ju fitorja jonë e përbashkët është e paevitueshme.

“Falemnderit nga zemra Banjë! Ju jeni shtyllë e LDK-së!

Bashkë me Ju fitorja jonë e përbashkët është e paevitueshme!  Ju lumtë përfaqësusve të tri nëndegëve për këtë organizim madhështorë!”, ka shkruar Manaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shkëmb Manaj kandidon me numër 29./Indeksonline/