Manaj: Nga Fushë Kosova në Hajvali ka rënë kushtrimi rugovist për ringritjen e LDK-së
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka deklaruar se mbështetja për LDK-në po rritet në terren.
Përmes një postimi në facebook, Manaj ka thënë se nga Fushë Kosova në Hajvali sonte ka rënë kushtrimi rugovist, duke theksuar se këto zona po e mbështesin fuqishëm, bashkimin e madh dhe ringritjen e LDK-së.
“Nga Fushë Kosova në Hajvali sonte ka ra kushtrimi rugovist! Të dy bastionet e mbështesin fuqishëm bashkimin e madh dhe janë ngritur në këmbë për ringritjen e LDK-së dhe përmes saj fuqizimin e zhvillimin e Republikës! Ky është zëri i Republikës që nuk ndalet kurrë”, ka shkruar Manaj./IndeksOnline/

