75 Mall Live Search
22:59 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Manaj njofton se Dega e 3-të e LDK-së në Prishtinë mbajti takim mobilizues, të pranishëm Rama e Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shkëmb Manaj bëri të ditur se Dega e 3-të e LDK-së, sot kanë mbajtur një takim mobilizues me qytetarët.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

”Kënaqësi të jesh në mesin e veprimtarëve të shkëlqyer me plot pozitivitet dhe plot vullnet për ndryshimin e madh që po vjen me LDK dhe Kryeministrin tonë Lumir Abdixhiku!”, ka shkruar Manaj në facebook.

Postimi i plotë: