Manaj pas pritjes madhështore në Gjakovë: Dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes për LDK-në dhe vlerat e saj
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim madhështor në Gjakovë. Për këtë pritje të ngrohtë, ka reaguar edhe kandidati për deputet nga kjo pari, Shkëmb Manaj.
Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka shkruar se tubimi në Gjakovë është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat e saj.
“Gjakova e Fehmi Aganit, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën”, ka shkruar ai, raporon IndeksOnline.
Kujtojmë që Shkëmb Manaj garon me numrin 29-të në listën e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:

