18:28 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. A

Manaj shënoi golin e parë me Kosovën në paraqitjen e dytë

Arb Manaj sot e gjeti golin e parë me fanellën e Kosovës.

Sulmuesi i Ankara Keçiörengücü realizoi në minutën e 93-të në miqësoren kundër Guinesë, që u mbyll me fitoren e afrikanëve 2-1.

Kjo ishte paraqitja e dytë për Manajn me ‘dardanët’.

Vitin e kaluar kishte luajtur vetëm 6 minuta kundër Suedisë, në Katar.

Kujtojmë se Manaj sivjet kaloi formë të mirë duke u paraqitur për dy skuadrat turke Ankara Keçiörengücü dhe Balıkesirspor, duke shënuar 12 gola në të gjitha garat.

/Indeksonline/