Manchester City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos

Skuadra e Manchester Cityt ka filluar të hulumtoj për zëvendësuesin e Fernandinhos.
Në fillim të sezonit klubi nga Manchesteri njoftoi tifozët se kapiteni, Fernandinho do të largohet nga skuadra, shkruan IndeksOnline
Sipas ‘The Times’ Pep Guardiola ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit. Ai do të jetë Delcan Rice, mesfushori i West Ham Unitedit.
Manchester City are considering a move for Declan Rice if Fernandinho leaves this summer, according to The Times ? pic.twitter.com/LXOqwjiQFp
— Goal (@goal) May 6, 2021
Mesfushori anglez, 22-vjeçar ka vlerë mbi 60 milionë euro. Ai ishte duke u kërkuar me ngulmë edhe nga Chelsea, sa ishte te këta të fundit trajneri, Frank Lampard.
Kujtojmë që Rice ka kontratë me ‘The Hammers’ deri në vitin 2024./IndeksOnline/