Manchesteri – Arsenali, statistikat interesante të kësaj ndeshjeje
Nga ora 21:00 zhvillohet derbi i xhiros së shtatë të Premierligës midis Manchester Unitedit dhe Arsenalit
Kjo ndeshje i gjen të dyja skuadrat në një moment jo shumë të mirë, shkruan Indeksonline.
Ndeshja e sotme është e 232 midis dy skuadrave që kanë lënë histori në futbollin anglez dhe atë evropian.

Më poshtë janë disa statistika për ndeshjet në mes Manchesterit dhe Arsenalit:
Ndeshje të luajtura: 231, 97 fitore të Manchesterit, 83 të Arsenalit dhe 51 barazime
Gola të shënuar: 676, 353 nga Manchesteri dhe 323 nga Arsenali
Ndeshja e tyre e parë: 13 tetor 1894, rezultati 3-3
Ndeshja e parë në Evropë: 6 prill 2009, Manchester United – Arsenal, 1-0

Fitorja më e thellë e Manchesterit: 8-2, Premierligë, 28 gusht 2011
Fitorja më e thellë e Arsenalit: 5-0, FA Cup, 30 janar 1937
Golashënuesi më i mirë: Wayne Rooney (Manchester United) me 12 gola

Më shumë paraqitje: Ryan Gigs (Manchester United) me 50 paraqitje
Në pesë ndeshjet e tyre të fundit në mes vete, Manchesteri ka fituar 3 herë, Arsenali një herë dhe një ndeshje ka përfunduar barazim. /IndeksOnline/
