22:50 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Manchester Cityt është kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League.

Klubi i menaxhuar nga Pep Guardiola ka fituar 1 me 2 në ‘Iduna Park’ kundër Borussia Dortmundit, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga talenti 17-vjeçar, Bellingham. Me rezultat minimal 1 me 0, ishte skuadra e Dortmundit ajo që mund të shkonte në gjysmëfinale.

Megjithatë ekipi anglez në pjesën e dytë ishte më i frikshëm dhe shënoi dy gola, me anë të Mahrez dhe Foden – duke siguruar kështu gjysmëfinalen e madhe.

Edhe në ndeshjen e parë City kishte fituar me të njëjtin rezultat 2-1 (4-2)./IndeksOnline/