Manchester City akuzohet për 115 shkelje financiare, caktohet data e fillimit të gjyqit

Ka disa kohë që Manchester City akuzohet për 115 shkelje financiare.
Sipas asaj që raportn ‘ESPN’, seanca dëgjimore për 115 shkeljet e pretenduara të rregulloreve financiare të Premier League nga Manchester City do të fillojë ditën e hënë, shkruan IndeksOnline.
City iu referua një komisioni të pavarur për shkeljet e supozuara, që datojnë nga sezoni 2009-10, në shkurt 2023. Klubi thuhet se ka shkelur rregullat në lidhje me dhënien e informacionit të saktë financiar.
Kampioni i Anglisë akuzohet gjithashtu për shkeljen e rregullave të Premier League që kërkon që klubet të ndjekin rregulloret e UEFA-s për Fair Play për sezonet 2013-14 deri në 2017-18 dhe për shkeljen e rregullave të fitimit të Premier League dhe qëndrueshmërisë së sezoneve 2015-16 deri 2017-18.
Manchester City mund të përballet me sanksione të tilla si tërheqje pikësh ose rënie nëse shpallet fajtor./IndeksOnline/