Manchester City akuzon dy gjigantët evropian se i bënë presion UEFA-së për ta përjashtuar nga Liga e Kampionëve

Të premten e kaluar, Manchester City ka marrë një goditje të madhe, kur UEFA i ka shqiptuar një gjobë prej 30 milionë eurosh dhe skualifikim për dy vite nga Liga e Kampionëve për shkak të shkeljeve të Fair Playt Financiar.
Kampionët në fuqi të Premierligës kanë drejtuar gishtin nga klubet e mëdha evropiane se kanë bërë presion te zyrtarët e UEFA-së, shkruan Indeksonline.
Në një artikull të publikuar nga Matt Slater në gazetën “The Atletic” shkruan se drejtuesit e Cityt dyshojnë se Real Madrid, Bayern Munchen por edhe disa klube angleze kanë ndikuar në dënimin e shqiptuar nga UEFA.
Me sa duket, PSG ishin gjithashtu pjesë e këtij grupi, një ekip i cili është marrë në pyetje për marrëdhëniet e tyre financiare sipas rregullave të FFP, duke e shmangur ngushtë dënimin e tyre.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim tjetër të këtyre pretendimeve.
Edhe pse ka shumë kritika të drejtuara në drejtim të FFP, Slater ka theksuar se Man City nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj rregullave kur ato u krijuan.
Ai gjithashtu kujton se Komisioni Evropian ishte dakord me ta dhe se ata deri më tani kanë dëshmuar se janë të pastër në financat e tyre.
Skuadra e drejtuar nga Sheikh Mansour nuk ka asnjë borxh ndaj klubeve, bankave ose organizatave tjera duke qenë shumë stabil në financat e tyre.
Manchester City e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe para fillimit të sezonit të ri do të marrin një përgjigje përfundimtare. /IndeksOnline/
Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë në gjuhën angleze.