75 Mall Live Search
10:06 / E Diele, 17 Korrik 2022 / Gj. Sh

Manchester City bllokon transferimin e Silvas në Barcelonë

Reprezantuesi portugez, Bernardo Silva dëshiron të transferohet në Barcelonë gjatë këtij afati kalimtarë të verës, por kjo po vështirësohet nga Manchester City.

Transferimi i Bernardo Silvas në Barcelonë është i refuzuar nga Manchester City në këtë afat kalimtar të verës.

Në sezonin 2021/22 Bernardo Silva ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Blaugranët. Reprezantuesi portugez është nën kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025, ndërsa për shkak të formës së tij të vazhdueshme klubi mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për ta liruar atë në çdo largim të mundshëm

Sipas mediave ndërkombëtare, pavarësisht thashethemeve për takime mes agjentit të tij Jorge Mendes dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, Manchester City nuk planifikon  të pranojë oferta për Silvën,

Guardiola ka rivlerësuar opsionet e skuadrës së tij përpara sezonit 2022/23 dhe trajneri katalunas nuk dëshiron ndonjë largim të mëtejshëm përpara se sezoni të fillojë muajin e ardhshëm.