19:04 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Manchester City dëfrehet me Burnleyn në FA Cup

Mancester City e pati si shëtitje përballjen me Burnley-n në raundit e katërt të FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolës dëfreu publikun në “Etihad Stadium” me një fitore të thellë 5-0, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave.

Gjatë pjesës së parë u shënua vetëm gol, që mban firmën e Gabriel Jesus, por në fraksionin e dytë Citizens e rritën ndjeshëm ritmin duke realizuar edhe katër gola të tjerë me Bernando Silvan, Kevin De Bruyne, Sergio Agueron (11-metërsh) dhe autogolin Kevin Long.

Në FA Cup, nëse sfida përfundon në barazim atëherë luhet takimi i kthimit në fushën kundërshtare. U kualifikuan gjithashtu Derby, ëatfordi, Doncasteri dhe Sëansea, ndërsa katër takime të tjera përfunduan barazim.

Mos i humb