75 Mall Live Search
19:48 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Manchester City dhe Alvarez arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Manchester City ka arritur marrëveshje me sulmusein argjentinas, Julian Alvarez për vazhdimin e kontratës.

Alvarez do të qëndroj te skuadra angleze deri në qershor të vitit 2028, shkruan IndeksOnline.

Argjentinasi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe fokusi i tij është të fitoj trofe me klubin e Manchester Cityt.

“Ky është një moment krenarie për mua dhe familjen time. Për një klub si City të besojë tek unë si ky është e mahnitshme. Kam qenë shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por kam shumë më tepër që mund të bëj. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim. Dua të falënderoj menaxherin, trajnerët dhe të gjithë në City që punojnë në prapaskenë për gjithçka që kanë bërë për mua që kur u bashkova në verë. Tani jam i fokusuar të përmirësohem dhe të ndihmoj Cityn të fitojë trofe.” deklaroi Alvarez./IndeksOnline/