75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / Gj. Sh

Manchester City do të ndërtojë statujën e Kevin De Bruyne jashtë ”Etihad Stadium”?

Kevin De Bruyne ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Mesfushori belg do të largohet nga cityzens pas plot 10 viteve të kaluara, ku fitoi çdo trofe të mundshëm, shkruan IndeksOnline.

Por klubi i Manchester Cityt nuk do ta harroj aq lehtë, pasi po planifikon të ndërtojë statujën e Kevin De Bruyne jashtë Etihad Stadium pasi ai do të largohet nga klubi.

Për këtë ka folur edhe trejneri, Pep Guardiola, i cili tha se kjo është e sigurt.

“Do të vija bast shumë para se do të ndodhë, kjo është e sigurt!. Por sigurisht, ai e meriton të jetë në këtë nivel.”, ka konfirmuar Pep./IndeksOnline/