75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / L A

Manchester City do t’i përfitojë mbi 1 miliard euro nga marrëveshja e fanellave me “Puma”

Manchester City do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga firma “Puma”.

“Citizens” në fakt e kanë nënshkruar një kontratë rekorde me kompaninë e njohur të veshmbathjeve.

Mediumi britanik “Mirror” raporton se “Qytetarët” do t’i përfitojnë nga 100 milionë funte në vit, përkatësisht 115 milionë euro nga marrëveshja e saponënshkruar.

Palët kanë nënshkruar kontratë për 10 vjet, që nënkupton se klubi anglez do t’i përfitojë mbi 1 miliard euro nga kjo marrëveshje, e cila është rekorde sa i përket njërës prej ligave më të forta në botë – Premierligë.

Kjo shumë e kalon marrëveshjen paraprake vjetore të Cityt, e cila vlente 65 milionë funte, më saktësisht 75 milionë euro, e nënshkruar në vitin 2019.

Kështu, marrëveshja e re e “Citizens” e kalon kontratën aktuale që e ka rivali lokal, Manchester Unitedi me kompaninë tjetër të veshmbathjeve, “Adidas”, që vlen 90 milionë funte në vit (103 milionë euro).