16:34 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester City e “blindon” mesfushorin

Manchester City ia ka zgjatur kontratën mesfushorit të tyre, Fernandinho.

Braziliani vlerësohet shumë nga Guardiola ku së fundmi ka ndihmuar edhe në mbrojtje, shkruan Indeksonline.

Ai ka luajtur për Citizens që kur u transferua nga Shakhtar Donetsk në vitin 2013 dhe ka fituar gjithsej tre tituj kampionësh.

Kontrata e re e 34-vjeçarit u zgjat deri në vitin 2021. /IndeksOnline/