75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Manchester City e ”blindon” Savinhon me kontratën e re

Manchester City ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me futbollistin brazilian, Savinho.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2031, shkruan IndeksOnlinse.

AI u shpreh i lumtur me kontratën e re që ka nënshkruar me Manchester Cityn, pasi gjatë verës ka pasur disa spekulime për largimin e tij.

“Jam jashtëzakonisht krenar që munda të nënshkruaj këtë kontratë të re me Cityn.

Është një ndjenjë shumë e veçantë të di që Pep dhe Klubi kanë pasur kaq shumë besim tek unë. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time.

Ndjej se kam shumë për të përmirësuar – jam ende i ri dhe shumë i uritur për të vazhduar të mësoj. Por e di që puna me Pepin dhe stafin e tij do të më ndihmojë të vazhdoj të zhvillohem si lojtar.”, ka deklaruar Savinho pas nënshkrimit të kontratës.

Savinho u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2024 nga skuadra franceze e Troyes.

Nga ajo kohë, braziliani bëri 48 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Etihad, duke kontribuar me tre gola dhe 13 asiste./IndeksOnline/