75 Mall Live Search
20:57 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Manchester City e gatshme që të shes Sane

Manchester City ka shprehur gatishmërinë për të nxjerrë në shitje Leroy Sane nëse me këtë të fundit nuk arrihet një marrëveshje, ku akoma e interesuar për anësorin është skuadra gjermane e Bayern Munich, siç raporton Evening Standard.

City më herët deklaroi se më parë do të lejonin që ai ti largohej nga Etihad Stadium si një lojtar i lirë sesa të lejonin transferimin e tij për një çmim sipas tyre qesharak prej 40 milionë eurosh.

Megjithatë nëse gjermani nuk arrin një marrëveshje të re me kampionët e Premier League atëherë largimi nga kjo skuadër duket shumë afër. /IndeksOnline/