Manchester City e nxjerr në shitje Julian Alvarezin, ky është çmimi i tij

Manchester City është i gatshëm të shes Julian Alvarez në afatin kalimtar të verës. The Athletic njofton se kampionët e Anglisë do të binden për ofertën prej 70 milionë eurosh për shitjen e sulmuesit argjentinas.
Por me shitjen e tij, City kërkon edhe 20 milionë euro të tjera nga bonuset.
Atletico Madrid ka qenë njëra nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.
Thuhet se edhe vet lojtari ka shprehur dëshirën për largim për shkak të minutazhës jo të kënaqshme në skuadër./Indeksonline/