75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / B O

Manchester City e prezanton Haaland, me një video të veçantë

Manchester City sapo e ka prezantuar nënshkrimin me Erik Haaland. Ylli norvegjez ka nënshkruar kontratë me Cityn deri në vitin 2027.

Skuadra e Guardiolës i ka paguar Dortmundit klauzolon e lirimit të lojtarit e lartë afër 60 milionë euro.

“Kjo është një ditë krenare për mua dhe familjen time. Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër dhe Pep është një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist dhe kam besim se mund ta bëj këtë këtu. Ky është një hap shumë i madh për mua” ka thënë Haaland.

“Ne e kemi monitoruar Erling për disa vite tani, kështu që jemi të lumtur ta sjellim atë këtu në Manchester City”, tha drejtori i Manchester Cityt, Txiki Begiristain./Indeksonline/